Në një intervistë të dhënë për emisionin “Real Story” në ABC Neës, ish-kreu i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, deklaroi se ka mbështetur financiarisht Partinë Demokratike nga buxheti i tij personal dhe theksoi nevojën për reflektim brenda radhëve të opozitës. “
Artion Bajramaj: Ka financuar nga buxheti i tij për mbarëvajtjen e PD. Ne jemi të zotët e vetes, nuk na mban partia. Ka dy probleme, e para është qeveria me të gjitha abuzimet, nga ana tjetër është edhe opozita që duhet të kthejë sytë nga vetja. Është momenti që të shikojmë shtëpinë tonë dhe më pas të përgatitemi për zgjedhjet vendore, e më pas për ato qendrore.
Doris Madhi: Ky zotëria dje ishte burrë i mirë, sepse ishte krah teje edhe në mënyrë të verbër për fitore në zgjedhje, sot që dha një mendim ndryshe ai u bë me mafjen?! Në momentin që ne kemi devijuar qoftë me mendimin e demokratëve. Në një moment që ne shikojmë që të gjitha këto momente parimet po çedojnë dhe ne guxojmë shprehemi ndryshe, japim alternativa, denoncojmë edhe pazaret e brendshme na shpallin armiq. Mua nga këto akuza më vjen turp, që të dal të përgënjeshtron dhe të dal përpara. Nuk mund të kantandizemi në këto nivele mizerable”, u shpreh Doris Madhi.


