Çifti i njohur, Chrissy Teigen dhe John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë në muajin shtator. Mirëpo, sot ata ka folur për herë të parë para kamerave në një intervistë për “Good Morning America”.
Dyshja treguan sesi i dhanë forcë njëri-tjetrit për ta përballuar këtë ngjarje të hidhur në jetën e tyre.
“Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë. Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njërëzit kalojnë një tragjedi”, u shpreh John.
Ndërsa Chrissy deklaroi: “Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme”.