Nuk mungojnë “ironitë”, legjenda e sulmit anglez “thumbon” Arsenal pas barazimit ndaj Southampton

schedule09:49 - 22 Prill, 2023

schedule 09:49 - 22 Prill, 2023

Legjenda e sulmit anglez, Gary Lineker duket se “mezi e ka pritur” këtë rënie të formës së “topçinjve” të Arsenal në këtë fundsezoni, me ish-“bomberin” e Everton e Tottenham, që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes në barazim mbrëmjen e shkuar ndaj Southampton ka lëshuar “thumbimet” e para në rrjetet sociale.

Me një ironi të “theksuar”, ish-sulmuesi, tashmë 62-vjeçar me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në “Tëitter” tha se ende mendon se Arsenal do të përfundojë mes 4 më të mirave të Anglisë.

“Ende mendoj se Arsenali do të përfundojë në top 4 të Premier League”,- thuhet në postimin e plotë.

Deri këtu nuk ka duket asgjë si ironike, por kur kujton se Lineker ka veshur më parë fanellën e rivalëve të përjetshëm të Arsenal, Tottenham dhe kur kujton se “topçinjtë” nuk e kanë lëshuar për asnjë moment vendin e parë të renditjes që nga fillimi i kampionatit atëherë gjithçka bën sens. /i.m /abcnews.al 

Postimi i plotë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!