Thomas Strakosha nuk do e harrojë kurrë mbështetjen që tifozët e Lazios i dhanë portierit të tyre në prag të ndeshjes kundër Cagliari.
Ata kishin zgjedhur një shprehje të Dante Alighierit për portierin e kombëtares shqiptare, pas gafës së bërë në ndeshje e Europa League kundër Galatasaray.
“Mos e vrit mendjen për ata, por shih përpara dhe bëj pritje. Forca Strakosha”, shkruhej në banderolë, ndërkohë portieri nuk i ka përmbajtur dot lotët.
Më pas ai ka bërë edhe një postim në rrjetet sociale: “Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva duke hyrë në fushë mes duartrokitjeve plot dashuri dhe më pas te banderola që kishte emrin tim.
View this post on Instagram
U përpoqa t’i mbaja lotët, por nuk munda. E vetmja gjë që mund të them është që i falënderoj shumë tifozët e Lazios për dashurinë dhe mbështetjen.
Ky moment do të mbetet në zemrën time përgjatë gjithë jetës. Tani të punojmë për ta sjellë Lazion aty ku e meriton”. /abcnews.al