“Nuk mund t’i kuptoj si mund të tallen me Mbappe”, Ceferin: Messi duhet të sillej si kapiten

schedule22:05 - 7 Prill, 2023

schedule 22:05 - 7 Prill, 2023

Padyshim një ndër finalet më spektakolare të Kupës së Botës është dhe ajo që lam pas mes Argjentinës e Francës, ndeshje që përveç emocioneve të forta që dhuroi do të mbahet mend edhe për festën tallëse të portierit argjentinas, Emiliano Martinez kundrejt Kylian Mbappe.

Mirëpo, pothuajse 5 muaj pas episodeve tallëse të portierit Emiliano Martinez ka folur dhe Presidenti i UEFA-s, Alexander Cerefin, i cili nuk la faj pas kapitenin e “albiceleste”-ve, Lionel Messi, ku tha se ky i fundit duhet të reagonte ndaj gjesteve të turpshme të Dibusë.

“Messi duhej të fliste me Martinez, t’i thoshte që të ndalonte gjestet dhe të tregonte respekt ndaj Mbappe. Nuk mund t’i kuptoj si mund të tallen me Mbappe, nuk ishte diçka e bukur nga ana sportive. Ishte gjest primitiv dhe që nuk më pëlqeu fare. Janë gjeste që nuk bëhen, duhet të tregosh se nuk je më primitiv sepse pastaj lë të kuptosh se nuk je një person pozitiv”,- tha Ceferin në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!