“Nuk mund të vjedh më!”, juventini Lippi shtanget nga Siria

schedule18:44 - 14 Nëntor, 2019

schedule 18:44 - 14 Nëntor, 2019

Humbja e sotme nuk është kapërdirë nga Marcello Lippi. Kina e tij u mund 2-1 nga Siria dhe kualifikimi në Botërorin Katar 2022 është komplikuar. Goli i Wung Lei nuk mjaftoi për kombëtaren aziatike, që tani renditet e dyta me 7 pikë në grupin A të eliminatoreve të kupës së botës. Suksesi i sotëm e konfirmon Sirinë në vend të parë me 12 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Nëse paraqes një skuadër të tillë në fushën e lojës… Fitoj shumë para dhe nuk dua të vazhdoj ‘vjedhjen’ e tyre, prandaj jap dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme“, u shpreh trajneri italian pas disfatës së sotme.

Lippi drejtoi Kinën gjatë viteve 2016-2019. Në janar u largua nga ky post, por vendosi të rikthehet në maj. Tani vjen ndarja përfundimtare dhe trajneri që shpalli Italinë kampione bote në vitin 2006 është gati të nisë pushimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!