“Nuk mund të konkurrosh në Evropë”. Çfarë tjetër u tha Xavi lojtarëve pas humbjes dërrmuese ndaj Bayernit?

schedule18:09 - 27 Tetor, 2022

schedule 18:09 - 27 Tetor, 2022

Xavi thuhet se nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij nga lojtarët e Barcelonës pas një humbjeje të vështirë ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve dje.

Sipas informacioneve të AS, pas ndeshjes, Xavi e ka thirrur skuadrën bashkë dhe ka thënë se ata “nuk ishin në ndeshje”, dhe gjithashtu se sot për herë të parë këtë sezon ishin “shumë më keq” se kundërshtari.

Trajneri nuk fajësoi askënd në veçanti, por theksoi se “ata nuk mund të garojnë në Evropë” dhe e quajti paraqitjen e ekipit “një hap prapa”.

Sapo ra fishkëllima e fundit, lojtarët e Barçës u drejtuan menjëherë drejt dhomës së zhveshjes, por Xavi këmbënguli që ata të dilnin dhe të falënderonin tribunat. Trajneri u tha lojtarëve se tifozët “nuk e meritonin” një fund kaq të keq në Champions League në Camp Nou. /G.D abcnews.al/