“Nuk mund të ketë prag kombëtar”, Murrizi: Këta duan rrotën unë dua votën

schedule18:13 - 28 Shtator, 2020

schedule 18:13 - 28 Shtator, 2020

Deputeti Myslym Murrizi, në studion e ABC News me gazetarin Endri Xhafo foli për debatet politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ne do të përpiqemi sa të mundemi për të rikthyer demokracinë e munguar këto 30 vite”, u shpreh ai.

Ndërsa foli për zgjedhjet ai theksoi se nuk është kundër asnjë qytetari i cili është zhgënjyer nga mazhoranca dhe zgjedh të votojë  “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.

“Nuk shpresoj se do të marrim vetëm vota të djathta. Unë nuk pengoj asnjë qytetar që është i prerë në besë nga kjo mazhorancë. Unë nuk i trembem garës”, tha ai.

Do të mbani në pushtet Edi Ramën duke copëzuar votat e të pakënaqurve?

Murrizi: Kush tha që do të bashkojmë votat me Edi Ramën. Votuesi shqiptar i ka partitë në listë dhe nuk e pengon njeri të votojë. Nëse vjen në pushtet me rrotë nuk mundet që të gjithë shqiptarët t’i bësh rrotë dhe nuk i jep hapësirë që të zgjedhin me votë.

Po ashtu Murrizi gjatë intervistës tha se grupi parlamentar i PS-së duhet të mirëkuptojë kërkesën e tre kryetarëve të grupit të opozitës që Kodi Zgjedhor të mos jetë në agjendën e punimeve të Parlamentit.

Gjithashtu Murrizi tha se nuk mund të ketë prag kombëtar, ndërsa e cilësoi atë thjesht një lojë.

“Kërkuam një sistem proporcional kombëtar. Prag Kombëtar nuk ke, kur nuk ke shportë deputetësh, është thjesht një tallje”, tha ai./abcnews.al/