Nuk mund të jetoni pa ëmbëlsira? Çfarë tregojnë preferencat për karakterin tuaj

schedule22:52 - 11 Mars, 2023

schedule 22:52 - 11 Mars, 2023

“Është çështje karakteri”. Nëse jeni mësuar ta përdorni këtë frazë për të interpretuar sjellje të ndryshme, ndoshta duhet ta merrni parasysh këtë kur po përpiqeni të justifikoni ose të racionalizoni tërheqjen tuaj të parezistueshme ndaj ëmbëlsirave.

Sipas sondazhit të firmës OnePoll 2,000 të rritur në SHBA, kanë një dëshirë të madhe për të ngrënë ëmbëlsira, dy në pesë (37%) thonë se tani i dëshirojnë më shumë se sa në fëmijërinë e tyre.

Ndonëse duket paradoksale, gjetjet tregojnë se dëshira specifike nuk ndikohet vetëm nga mungesa e lëndëve ushqyese nga trupi, por edhe nga dy faktorë që lindin në rrjedhën e jetës: karakteri që kemi formuar dhe situata familjare.

Introvertëve i pëlqejnë më shumë ëmbëlsirat

Për introvertët në veçanti, përgjigjet treguan se ata preferonin më së shumti ëmbëlsirat me çokollatë dhe kishin më shumë gjasa ta fillonin ditën e tyre me një ëmbëlsirë. Përveç kësaj, ata kanë më shumë gjasa të kërkojnë të shohin menunë e ëmbëlsirave për të porositur pas vaktit.

E ëmbël për optimistët, e thartë për pesimistët

77% e optimistëve preferojnë ëmbëlsirat, krahasuar me 51% të pesimistëve. Ata me një pikëpamje pozitive për jetën preferojnë të hanë tortë, me më shumë se dy në pesë e emërojnë atë si ëmbëlsirën e tyre të preferuar.

Shumica e pjesëmarrësve raportuan një gatishmëri më të madhe për të provuar ëmbëlsira që nuk i kishin provuar kurrë si fëmijë.

Beqarë ose në një lidhje

Sipas sondazhit, 41% e pjesëmarrësve që janë në një lidhje ose martesë shprehin një preferencë të përbashkët me partnerin/bashkëshortin për të paktën një ëmbëlsirë. Shtatë në dhjetë (75%) thanë se njohja e ëmbëlsirës së preferuar të dikujt është një shenjë e intimitetit dhe rreth gjysma (48%) do të provonin një ëmbëlsirë që normalisht e shmangnin nëse ua ofronte partneri. Në fund të fundit, e njëjta përqindje mendon se partneri do të bënte të njëjtën gjë në rastin e kundërt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!