Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk mund të jetoj pa ty”, Rita Ora uron të motrën për ditëlindje me fotot e rralla nga fëmijëria

schedule22:08 - 20 Tetor, 2021

schedule 22:08 - 20 Tetor, 2021

Ditën e sotme, motra e Rita Orës, Elena feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale, krahas urimeve të shumta, nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga këngëtarja me famë botërore. Rita ka publikuar disa imazhe, krahas së cilave ka përfshirë dhe disa kur kanë qenë të vogla.

“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time në krim, Elena Ora. Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, ka shkruar Rita. Kujtojmë që këngëtarja ka treguar gjithmonë për raportin e ngushtë që gëzon me të motrën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita ndodhet aktualisht në SHBA, bashkë me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në Australi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!