Udhëheqësi i burgosur i opozitës, Vladimir Kara-Murza, sot u bëri thirrje rusëve që të mos “dëshpërohen” dhe të vazhdojnë luftën për demokraci, pas vdekjes së Alexei Navalny në burg.
“Unë ende nuk mund ta besoj atë që ndodhi. Por nëse i dorëzohemi zymtësisë dhe dëshpërimit, kjo është pikërisht ajo që ata duan.
Ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë, ua kemi borxh shokëve tanë të rënë”, tha Kara-Murza, i cili foli përmes videokonferencës gjatë një seance gjyqësore të mbyllur.
Një mik i vjetër i Alexei Navalny, Vladimir Kara-Murza ishte gjithashtu një mik i ngushtë i Boris Nemtsov, një tjetër figurë opozitare që u vra në vitin 2015 pranë Kremlinit.
Владимир Кара Мурза призывает не впадать в уныние! @vkaramurza @ekaramurza pic.twitter.com/RxNmRmpLTm
— Dennis Mithell (@Y2JRikit) February 22, 2024
“Përgjegjësia për vdekjen e Alexei Navalny bie personalisht tek Vladimir Putin, sepse Alexei ishte i burgosuri i tij personal”, shkroi ai.
Kara-Murza, një shtetas ruso-britanik, u dënua me 25 vjet burg pasi u akuzua për tradhti, përhapje të “informacionit të rremë” për ushtrinë ruse dhe lidhje me një “organizatë të padëshiruar”.
Ky është dënimi më i rëndë i vendosur ndaj një figure opozitare në historinë e fundit të vendit. Përveç kësaj, sipas mbështetësve të tij, pasi në të kaluarën ka pasur dy tentativa për ta vrarë me helm.
Në mesazhin e tij, ai shpjegoi se ishte informuar për vdekjen e Alexei Navalny nga radio në qelinë e tij më 16 shkurt, ditën kur u transmetua njoftimi i shkurtër i autoriteteve të burgut për vdekjen e rivalit kryesor të Vladimir Putinit.
Nga qelia e tij në Siberi, Kara-Murza shprehu shpresën “për ta bërë Rusinë një vend demokratik, evropian, të rregullt dhe të lirë”.
/abcnews.al

