Nuk mjafton vetëm slogani “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”, racizmi nuk zhduket me kaq

schedule13:25 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:25 - 11 Qershor, 2020

Nga Joseph Harker, The Guardian

Slogani, i fuqishëm kur u popullarizua për herë të parë nga njerëzit me ngjyrë pas vrasjes të Trayvon Martin në 2012 në SH.B.A., tani është bërë aq  i përhapur sa duket sikur ka humbur pothuajse të gjitha kuptimet.

Unë mendoj se njerëzve të bardhë nuk ju pëlqen ideja që njerëzit e tjerë të trajtohen si inferiorë vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Por kjo është një ndjenjë kaq e madhe sa nuk duhet te mjaftohet vetëm me disa protesta.

 

Boris Johnson  i cili thotë: “Black Lives Matter”,  është i njëjti Boris Johnson i cili flet  për afrikanët me racizëm, për hajdutët i cili drejton një parti të udhëhequr nga islamofobia por refuzon një hetim mbi dëbimin e qytetarëve me ngjyrë britanikë  dhe vazhdon politikat armiqësore ende sot.

Edhe racistët e urrejnë racizmin. Kjo është arsyeja pse ata gjithmonë kërkojnë mënyra për të shfajësuar atë që bëjnë. “Nuk është faji im – njerëzit me ngjyrë janë pak më shumë kriminel sesa njerëzit e bardhë”. “Unë nuk jam racist,  por shumë muslimanë janë terroristë.”

Askush nuk mund të deklarojë se unë bëra diçka duke protestuar në shesh me mijëra të tjerë, por këto janë ndoshta tre fjalët më të fuqishme në historinë e racizmit. Ata janë fjalët që njerëzit thonë në mënyrë private ose nuk thonë kur marrin vendime që kanë rëndësi. Ata janë fjalët që përcaktojnë nëse dikush e fiton një vend punë, apo atë kontratë biznesi, apo atë vend universiteti, ose atë dhomë me qira.

Gjatë ditëve të kaluara kam pyetur veten, pse tani? Ne e kemi ditur me kohë  brutalitetin e policisë kundër njerëzve me ngjyrë, por a mjafton kaq?

Unë mendoj se ka dy arsye thelbësore. Së pari, duke pasur parasysh bllokimin, nuk ka shumë gjëra që të rinjtë mund të bëjnë.

Por faktori tjetër është më thelbësor: dhe faji është i njerëzve me ngjyrë. Ndërsa njerëzit me ngjyrë janë diskrimuar gjithmonë njerëzit e bardhë kanë pasur gjithmonë lëshime.

Shumë kanë menduar se ndoshta është një moment i gabuar dhe ndoshta nuk ka qënë ai qëllimi i policit por nuk shkoj asgjë siç mendohej, mbase edhe nëse do të ishte dikush i bardhë ne vendin e tij do të kishte të njëjtin fat.

Dhe kjo është pamja fatkeqësisht, një polic i bardhë i cili vendos gjurin në qafën e Floyd për 9 minuta duke injoruar çdo thirrje të tij.

Asnjë person i bardhë sdo e besonte as imagjinonte se kjo mund  ti ndodhte dikujt prej tyre.

Kjo është arsyeja pse, këtë herë, ka pasur një numër të lartë të protestueve të bardhë që  kanë deklaruar besnikërinë e tyre për kauzën e antiracizmit. Në rrugë, madje edhe në SHBA, shumica e protestuesve kanë qenë të bardhë.

Pavarësisht se këta protestues të bardhë e shohin ndoshta racizmin si diçka sipërfaqësore  do të ishte shumë efikase nëse do te fillonin ta kuptonin vërtet. Kjo gjë nuk ishte askund më e dukshme sesa në Bristol këtë fundjavë.

Nëse do të kishte qenë një turmë e vetme me njerëz me ngjyrë a  do të ishte lejuar që statuja e Edward Colston të rrëzohej, e lëre më të tërhiqej rrugëve dhe të hidhej në lumin Avon?

Shumë britanikë ishin të mërzitur nga ato që panë. Por ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte rregulli i turmave në përgjithësi. Por çfarë momenti i lavdishëm. Ky është një imazh që do të mbetet me vite në kujtesë.

Mund të thuash “Jeta e njërëzve me ngjyrë vlen një milion herë”, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë sepse veprimet  ndryshojnë gjërat.

Kur pashë që jeta e Floydit po ikte ngadalë, pyesja veten pse kanë ndodhur kaq pak ndryshime qëkur lëvizja Black Lives Matter përfshiu  SHBA-në  në vitin 2014. Me siguri të gjithë oficerët e policisë amerikane duhet ta dinë se duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo shkelje, veçanërisht kur kapen nga kamerat? Shauvin në mënyrë të qartë nuk kishte frikë nga pasojat.

Ka 18,000 forca të veçanta policie në SH.B.A. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 43. Nëse do të sjellim ndryshime, duhet të gjejmë një mënyrë për t’i ndërhyrë tek të gjitha, t’i ndryshojmë të gjitha.

Por kjo gjë nuk do të arrihet duke kërkuar të fusim në polici më shumë policë me ngjyrë.. Kjo është provuar më parë, dhe skemi parë ndonjë ndryshim. Nuk do të jetë thjesht duke reformuar  një sistem. Nuk do të jetë thjesht duke u dhënë të gjithë oficerëve “trainim të diversitetit”, sepse edhe pas përfundimt të praktikave të tilla ata mbas 2 javësh do të rikthehen në realitetin që ishin.

Në ditën e protestës së parë të madhe në Mbretërinë e Bashkuar,  të mërkurën e kaluar, komisari i policisë Metropolitane, Cressida Dick, po zbulonte disa  prova për asamblenë në Londër. Ajo po fliste, rastësisht, për numrin disproporcional të gjobave, të shpërndara te njerëzit me ngjyrë gjatë  izolimit – dyfishin e normës për personat e bardhë.

Kjo, shpjegoi ajo, ishte pjesërisht sepse më shumë oficerë kanë vepruar në zona me krime të larta. Por shumë do pyesin. çfarë lidhje ka kjo me zonat me krime të larta?

Kjo ndodh sepse personat me ngjyrë (ka më shumë të ngjarë të jetojnë në zona më të varfra, të cilat ka më shumë të ngjarë të kenë nivele më të larta krimi) vazhdojnë të jenë në shënjestër disproporcionale nga policia.

Dhe pastaj Dick shtoi, duke u përpjekur ta mbrojë: Ne kemi oficerë që synojnë pikërisht njerëzit me ngjyrë.

Barack Obama ka hartuar një plan inteligjent afatgjatë – “Si ky moment të kthehet në një pikë kyçe për ndryshime reale” – i cili përfshin të punosh në vend me kryetarët e bashkive, avokatët e rrethit dhe shefat e policisë lokale.

Në Mbretërinë e Bashkuar  duhet të jetë  e njëjta gjë, në mënyrë që çdo oficer i vetëm, çdo shef i vetëm i biznesit, çdo drejtues i çdo institucioni të mendojë çdo ditë për nevojën për të zhdukur racizmin dhe paragjykimet.  Slogani” Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen” është tërheqës. Por tani, veprimet janë ato që kanë shumë rëndësi./abcnews.al