“Nuk mjafton vetëm kjo dosje”, Carlo Bolino: SPAK të bëjë një investigim financiar për dhëndrin e Berishës

schedule20:32 - 23 Tetor, 2023

schedule 20:32 - 23 Tetor, 2023

Në një intervistë në “Real Story” në ABC, gazetari Carlo Bolino theksoi se SPAK konfirmoi sipas tij atë investigim që ka publikuar një vit më parë. Gjithashtu ai shton se SPAK duhet të bëjë një investigim financiar mbi dhëndrin e ish –kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk është një çështje personale, por një konfirmim që vërteton disa akuza. Në investigimin tonë kemi parashtruar se shumica e dokumenteve që sot janë pjesë e SPAK. Nga dokumentet e SPAK del ajo që kemi publikuar para një viti. Me urdhër të vendimit të Berishës, ka ngarkuar dy ministra, ka ndryshuar një ligj, për të lejuar një privatizim që sot është epiqendra e një skandali. Edhe SPAK ka evidentuar ato që ne i kemi evidentuar para 1 viti. Klubi Partizanit është dorëzuar nëpërmjet një shkelje të dukshme procedura.  Nuk jam në gjendje të konfirmoj dëmshpërblimin nga koha e fashizmit. Me siguri ishte listuar si një parcelë, por nuk kemi gjetur dokumente shitje. Mos harrojmë që babai i Jamarbër Malltezit ka qenë drejtoj i Arkivit të Shtetit. Por përveç aspektit teknik, dua të them se nga njëra anë kemi një qeveri që ministra ishin në dispozicion të familjes së Berishës për të konkluduar procedura. Por nga ana tjetër gruaja e Jamarbër Malltezit ka deklaruar se disponononte 39 mijë dollarë dhe kjo e ka lejuar Jamarbër Malltezin ta bëjë bashkëpronar. Por mungon pjesa e dytë e investimit, sepse SPAK ka folur vetëm për pjesën e parë. Ajo që mungon është pjesa e dytë e investimit që është bërë në vitin 2022, ku ai ka marrë pjesë në një tjetër leje ndërtimi bashkë me Fatmir Bektashin, ku është bashkëpronar 50 % të një investimi 22 mln euro të deklaruar zyrtarisht. Pra ka marrë pjesë me shumën 11 mln euro, Jamarbër Malltezi. Por ku i ka gjetur këto para, cila është origjina, mendoj se pjesa e skandalit më e rëndë që prek direkt figurën e tij dhe indirekt edhe Sali Berishën është se SPAK duhet të bëjë një investigim financiar mbi Jamarbër Malltezit, nuk mjafton vetëm kjo dosje”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!