Nuk mjafton koronavirusi, një tjetër infeksion i rrezikshëm shfaqet në Kinë

schedule15:02 - 24 Mars, 2020

schedule 15:02 - 24 Mars, 2020

Në momentin kur bota është duke u përpjekur për të gjetur një kurë për të luftuar përhapjen e koronanvirusit, një tjetër virus është shfaqur në Kinë.

Global Times raporton se një burrë nga Kina vdiq nga Hantavirusi, ndërsa  po udhëtonte në autobus për në provincën Shandong.

Ndërkohë të gjithë personat që kanë qënë në autobus i janë nënshtruar testit.

Çfarë është Hantavirusi?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit. Infeksioni nga hantavirusi mund të shkaktojë sëmundje  tek njerëzit nëse kanë kontakt me minjtë për shembull, por nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

“Hantaviruset në Amerikë njihen si ” Bota e Re “dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS).

Ndërsa në Europë njihen me emrin: “Bota e Vjetër” dhe mund të shkaktojnë  ethe hemorragjike me sindromën renale( gjakderdhje në mushkëri dhe probleme të veshkave)./abcnews.al