“Salianji, vijë e kuqe/ Burimi qeveritar: Vetëm propozimin për protestuesit e dënuar dhe në gjykim

schedule12:16 - 5 Shkurt, 2024

schedule 12:16 - 5 Shkurt, 2024

Partia Socialiste po i hap një shteg demokratëve në aksion, që pas shumë muajsh të ulin arët e protestës dhe të ngrenë kartonin jeshil. Kjo për Amnistinë Penale, që kërkon 84 vota në parlament, projekt për të cilin socialistët parimisht kanë vendosur që të pranojnë propozimet që janë bërë nga opozita.

Me prioritet të lartë për ne mbetet gjithashtu edhe Amnistia Penale, për të cilën kemi vullnetin të diskutojmë parimisht edhe propozimet e opozitës e të mos humbasim më kohë. Ta votojmë më herët sesa vonë!”, tha Çuçi.

Deri më tani në Kuvend është propozimi i Fedinand Xhaferrajt, që veç protestuesve që janë në procese gjyqësore, shpëton dhe kolegun e tij, Ervin Salianji. Vetë Salianji ka bërë një tjetër amendament në përmbajtje i njëjtë me atë të Xhaferrajt por përjashtoi veten.

Dhe për socialistët Salianji është vijë e kuqe. Detajimet do të bëhen në Komisionin e Ligjeve, aty ku do të dorëzojë amendament dhe Partia Demokratike zyrtare.
Për Abc News, një burim qeveritar tha se do të pranohen propozimet për protestuesit e dënuar dhe ata në gjykim. Ky do të jetë i vetmi lëshim që do i bëhet opozitës, në Parlament.

Vetë Bardhi më parë i pyetur nëse do të votojë amnistinë penale, ka lënë një shteg të hapur, duke mos qenë i prerë në një JO, siç deri më tani, për të gjitha projektligjet e miratuara në parlament. Shpejt do të mësohet dhe si do të pozicionohen së pari grupet demokrate në raport me maxhorancën dhe së dyti nëse strategjia e opozitës do të ndryshojë, nga ajo me bllokim të çdo seance, në atë të uljes në tryezë dhe debatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!