Aktivizimi i Christian Eriksen nga ana e Antonio Contes vazhdon të mbetet një nga temat kryesore në Itali. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Antonio Cassano, e ka mbrojtur gjithmonë danezin dhe tashmë është i lumtur teksa po e shikon të luajë.
Në një intervistë për “Bobo TV”, Cassano deklaron se Eriksen mund të jetë Pirlo i Contes tek Interi dhe mendon se ajo që i duhet lojtarit është vetëm pak më shumë besim. “Eriksen? Ne po flasim për një kampion të madh.
Ai thjesht kishte nevojë për besim. Nuk është se Christian mësoi se si të luaj futboll sot. Conte mesa duket po ndryshon mendim për të dhe shpresoj se mund t’i japë më shumë minuta për të fituar besimin e munguar”, deklaron italiani.
“Danezi është një lojtari si Modric, edhe pse ky i fundit është pak më i fortë. Sa herë që mendoj për situatën e Eriksen më kujtohet Pirlo. Në fillim Conte nuk e kishte në plane Andrean, por më pas besoi tek ai me disa shtytje nga senatorët e ekipit. Ai shpiku skemën 3-5-2 dhe arriti të fitoi gjithçka”, përfundon Cassano. /abcnews.al