“Nuk më vjen keq, por s’e ka thyer akoma”, Daei flet për rekordin dhe Ronaldon

schedule09:36 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:36 - 16 Nëntor, 2020

Cristiano Ronaldo (102) është vetëm shtatë gola larg një prej rekordeve më të mëdha në histori në nivel kombëtaresh. Portugezi është shumë pranë arritjes së 109 golave të shënuar nga Ali Daei me Iranin.

Së fundmi për TMW në lidhje me këtë rekord ka folur mbajtësi aktual. Ish-sulmuesi i Bayern Munich apo Herta Berlin shprehet se ndihet i privilegjuar se rekordi i tij do të thyhet nga një futbollist si Ronaldo. Iraniani nuk ndjen aspak keqardhje.

 

“Jua them sinqerisht, shpresoj që Ronaldo ta thyejë sa më shpejt rekordin tim për gola me ekipin kombëtar. Nuk më vjen keq aspak, do të ishte një nder i madh për mua nëse një lojtar i kalibrit të tij të thyente rekordin tim.

 

Daei me fanellen e Bayern Munich.

Ronaldo është një nga më të mirët e kësaj epoke, por edhe të gjithë historisë. Një fenomen i padiskutueshëm. Do e përgëzoj personalisht, por së pari ta arrijë. Ka 102 gola dhe do e arrijë padyshim rekordin tim, por s’e ka arritur ende, janë edhe 7 gola për tu bërë (qesh)”, u shpreh Daei. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!