Barcelona e pikasi dhe vendosi ta blejë për 5 milionë euro nga Las Palmas. Pedri rezultoi të ishte një nga zbulimet më të mëdha të sezonit të ri. 17-vjeçari ka fituar menjëherë besimin e trajnerit Koeman dhe është përshtatur përsosmërisht me katalanasit.
Në një intervistë për mediet spanjolle Pedri zbulon një paraskenë të bujshme. Spanjolli tregon se para se të vinte te Barça kishte bërë një provë te Real Madrid. Stafi teknik i këtyre të fundit nuk e pranuan fantazisti dhe ai i falënderon sepse është në vendin e duhur.
Pedri en @ellarguero: “Al que decidió que no valía para el Madrid le doy las gracias porque ahora estoy en el equipo que quería estar” #PedriconManu #fcblive pic.twitter.com/sKobVhWP1C
— Santi Ovalle (@santiovalle) November 16, 2020
“Kam pasur një provë te Real Madrid dhe ata më thanë se nuk isha mjaft i mirë. Dua të them falënderoj personin, që vendosi se nuk isha i denjë për të luajtur për Real Madrid sepse tani unë jam në një ekip ku kam dashur gjithmonë të jem”, u shpreh talenti katalanas. /abcnews.al