“Nuk më pëlqen 25 minutat e para”, Sylvinho: Kemi mundësi për vendin e parë

schedule23:48 - 16 Nëntor, 2024

schedule 23:48 - 16 Nëntor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.

Me përfundimin e ndeshje tekniku i Kombëtares, Sylvinhjo analizoi për mediat barazimin pa gola, ku edhe si lojtarët e tjerë kritikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në 25 minutat e para, teksa më tej nxorri në pah kualitetin e skuadrës.

“Nuk jemi vetëm ne, por edhe kundërshtar. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë.

Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të, Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.

Shanset për vendin e parë? Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim.

Barazimi është rezultat që lë çdo gjë hapur, ky është një grup i ekuilibruar. Çekia është e fortë, t’ja ulësh ritmin e vështirë. Nuk më kanë pëlqyer 20 minutat e para, por teknikisht jam i lumtur me lojtarët dhe çdo gjë është e hapur.

Duke qenë se janë lojtarë të gjatë, është ekip i vështirë. Jo se lojtarët tonë nuk i janë përgjigjur skemave, kanë bërë shumë mirë. Ato fizikisht janë shumë mirë, duke ushtruar presion mund të nxjerrin lojtarë përpara dhe duke pasur kualitet skuadra mund të bëjnë shumë mirë.

Kemi bërë përshtatje, ndryshime nga ndeshja në Pragë, po të luanim si atje do kishim humbur. Lojtarët u përgjigjën. Ato kanë lojtarë që fizikisht më të mirë, nëse marrin top të gjatë kanë mundësi të jenë shumë të mirë në sulm. Kemi parë çfarë ndodhi në Pragë, jemi përshtatur, por shumë e vështirë me një ekip që ka fizik të tillë.

Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë. Kemi ndjekur dhe kampionatin çek që shumë i fortë. Ne kemi ndryshe stilin e lojës, më teknik, luajmë një futboll me fushë të ulët. Nga katër ndeshjet që kemi luajtur, ne kemi fituar 1, ato 1 dhe kemi dy barazime”,- u shpreh tekniku Sylvinho për mediat. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!