“Nuk më keni njohur akoma, ka surpriza”, Evi Kokalari reagon pas njoftimit për largimin nga Shqipëria

schedule10:54 - 11 Janar, 2022

schedule 10:54 - 11 Janar, 2022

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas vendimit të saj për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të iniciuar nga Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.
Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.” shkruan Kokalari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!