“Nuk më ka kaluar tronditja”, bashkëshorti i 20 vjeçares tregon si e mësoi vdekjen e gruas

schedule14:47 - 13 Maj, 2021

schedule 14:47 - 13 Maj, 2021

Bashkëshorti i 20 vjeçares së vrarë në mënyrë makabre në shtëpinë e saj në Glyka Nera në Greqi është kthyer në banesë.

32 vjeçari përpara mediave pas kthimit në shtëpi ka deklaruar se në momentet e para nuk e dinte se Caroline kishte vdekur.

Ai ka bërë me dije se teksa ka qëndruar i lidhur në karrige nuk e ka ditur se bashkëshortja e tij ishte mbytur dhe kishte humbur jetën.  32 vjeçari është shprehur se e ka marrë vesh se bashkëshortja dhe nëna e foshnjës së tij kishte humbur jetën vetëm pasi ka ardhur policia dhe e ka zgjidhur.

“Ata na lidhën, ne u treguam për vendin se ku ndodheshin paratë, më pas nuk mbaj më mend asgjë. E mora vesht dhe e kuptova se gruaja më kishte vdekur kur erdhi policia dhe më la të lirë,” theksoi ai.

Ndër të tjera 32 vjeçari ka bërë me dije se foshnja e tij 11 muajshe është mirë dhe pas kontrolleve në spital ajo rezulto se nuk ka asnjë problem shëndetsor. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!