Einxhel dhe Donaldi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme. Shkak për këtë janë bërë punët e shtëpisë. Sipas Donaldit, janë vajzat që duhet të kenë më shumë përgjegjësi për punët ndërkohë që Einxhel i është kundërvënë.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Moj Ëngjëll, kujdes moj Ëngjëll.
Einxhel: Mos më thuaj mua Ëngjëll, të të vijë zor.
Donaldi: Je mjeshtre e punëve të mëdhaja…
Einxhel: Të të vijë shumë zor për lavanderinë, të kam larë rrobat. Unë vajzë dhe ti djalë bëjmë të njëjtën pisllëk këtu brenda. Nuk ka ardhur të të shërbej ty.
Donaldi: Nuk më ke shërbyer asnjë herë.
Einxhel: Donaldi është personi që bën më pak punë në shtëpi…/abcnews.al