Vendi është goditur ditën e sotme nga tërmeti i cili ka shkaktuar pasoja të rënda.
Vetëm pak minuta më parë një tjetër tërmet është ndjerë. Edhe këtë herë epiqendra ka qenë pranë Durrësit, duke shkaktuar panik tek banorët që nuk po gjejnë qetësi që prej orëve të para të mëngjesit.
Kujtojmë se goditja më e fortë është regjistruar në orën 3:55 të mëngjesit, ku lëkundjet me magnitudë 6.3 ballë solli dëme materiale dhe viktima. Që prej atëherë janë regjistruar plot 36 lëkundje të tjera.
/abcnews.al