Nuk mbajnë më sekrete, dyshja i thotë të gjitha! Kush bën më shumë lekë?

schedule18:15 - 20 Nëntor, 2020

schedule 18:15 - 20 Nëntor, 2020

Sa e njohin njeri tjetrin dyshja Erion-Ornela? Kjo kuptohet nga intervista e bërë nga moderatori Ermal Peçi në emisonin e “ABC e Pasdites”. Një sërë pyetjesh të bëra nga Ermali, ku dilte në pah marrëdhënia e shkëlqyer që kishin dy moderatorët. Por kush ishte më shumë nevriku dhe zemergjeri mes tyre?

Përgjigja e të dyve ishteOrnela”.  Ndërkohë që Erioni shton se “Ornela është gjithë kohën nevrike nuk është se e ka me pjesë”.

Nga kjo intervistë mësuam se Gaçe bën më shumë për tjetrin, ndërkohë që më festivi mbetet Kristo. “E di çbën nëpër festa ky mo, heq edhe kanatjeren”, shton Ornela me të qeshur.  Duket se Gaçe i dorëzohet gotës së verë, ndërsa Kristo rrejeteve sociale.

Një nga pyetjet e bëra nga Ermali ishte se “cili nga ju të dy ka menduar qoftë edhe për një sekond të mos punoj me tjetrin?”. Të  dy mbeten pa dhënë përgjigje pasi nuk e kishin menduar fare.

“Ska ndodhur” thotë Ornela.

As ti se ngrite, as unë nuk e ngrita”, thotë Erioni nga ana tjetër me të qeshur. E në këtë intervistë ku personazhet njihen më shumë nga çfarë tregojnë në ekran, Ermali bën një pyetje ngacmuese se “Cili nga të dy bën më shumë lek?”.

Përgjigja e të dyve ishte Ornela. Ndërkohë Kristo tha se “ Kjo mirë që bën lek vetë, por po më mëson dhe mua të bëj lek”.