Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e tij me pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër është shprehur se vendi ka shumë nevojë për specialistë duke përfshirë këtu dhe rolin e redaktorëve gjuhësore për shkresat e institucioneve.
Rama është shprehur se është për të ardhur turp fakti se si shkresat e institucioneve tona janë të mbushura me gabime.
“Ne nuk arrijmë dot si shtet që të kemi shkresa që nesër të mos qeshin të tjerët me shkresat e institucioneve tona. Unë e pata kërkuar atëherë dhe në kryeministri kemi redaktor për këtë i cili shkruan dhe mbyll në fund shkresën. Mund ti vësh të gjithë redaktorët në të gjithë sistemin por ja të gjesh redaktorë që janë mësuar me shkurtime dhe të shkruajnë letrën me shkurtime si me qenë duke shkruar në whatsApp.
Mësuesi është figurë dhe jo punonjës shteti deri më tani janë bërë shumë përmirësime por ka sërish shumë nevojë për përmirësim. Autonomia duhet të jetë harmonike ju duhet të merrni iniciativën dhe nëse do e bënit do të jeni një model për të tjerët. Ne do ju mbështesim me shumë gëzim dhe duke e bërë këtë ju mësojmë dhe ne se si mund të ndërtohet një proces të tillë. Është e rëndësishme lidhja e ministrisë dhe e universitetit që të dy palët të shohin interesin e palëve”, ka thënë Rama.
Ndër të pedagoget janë shprehur se nga ministria shpesh herë nuk marrin përgjigje, ndërkaq shefi i qeverisë i është përgjigjur se ato nuk kanë arritur që të gjejnë hallkën direkte të komunikimit.
“Ju mund të keni shkuar te ministrja por keni takuar ato te katet poshtë dhe ai pret nga ato më lart dhe duket se kërkesat kanë ngelur në hije. Ti duhet të shkosh në katet lart”, ka thënë Rama.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar rektores që të komunikojë drejtpërdrejt me ministren.
“Ministrat janë të gjithë në dispozicion. Unë të premtoj që nuk do të bëj asnjë telefonatë, ti çoj mesazh ministres dhe do të shikojmë nëse do të marrësh apo jo përgjigje”, ka thënë Rama. /abcnews.al