Pas mungesës së Amir Rrahmanit, Kosova përballet me një tjetër mungesë të madhe para ndeshjes së sotme me Spanjën për eliminatoret e Katar 2022 në Sevilje.
Ylli i mesfushës, Valon Berisha nuk do e ketë të mundur të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për shkak të një dëmtimi. Lajmin e bën të ditur ndihmësi i Challandes, Muharrem Sahiti.
“Për shkak të një dëmtimi, Valon Berisha nuk luan ndaj Spanjës”, është shprehur ai për mediet dardane. Berisha qe stërvitur veçmas dhe po bënte maksimumin të ishte i gatshëm, por në fund nuk ia ka arritur. /abcnews.al