“Nuk lodhem së bëri block”, mesazhi që revoltoi Orinda Hutën

schedule16:20 - 15 Shtator, 2021

schedule 16:20 - 15 Shtator, 2021

Orinda Huta është tashmë nënë me kohë të plotë. Që prej datës 15 korrik, kur solli në jetë Atarën, jeta e moderatores ka ndryshuar krejtësisht. Ajo nuk nguron të ndajë momentet më të bukura edhe me ndjekësit në Instagram, ku nuk mungon edhe qeni Rubi, i cili qendron gjatë gjithë kohës pranë vogëlushes.

Mirëpo, duket se ky fakt nuk është pritur mirë nga disa prej ndjekësve, të cilët kanë arritur deri aty sa i kanë shkruar edhe mesazh Orindës.

Por duket se këto mesazhem, në të cilat thuhet se qeni i qëndron afër vajzës, e kanë mërzitur Hutën dhe ajo ka vendosur t’i bëjë block.

“Mos shkruani më të tilla mesazhe…nuk lodhem së bëri block”, ka paralajmëruar Orinda në Instastory./abcnews.al