Irani rrezikon të përjashtohet nga Botërori i Katarit. Shkak është se në këtë vend nuk lejohen ende femrat në stadium.
Në ndeshjen e fundit kundër Libanit ishin shitur 2000 bileta për femrat, por ato nuk janë lejuar në stadium.
FIFA i ka kërkuar Iranit që në vitin 2019 ta heqë kufizimin që nuk lejon femrat në stadiume.
Një lloj konfirmimi për këtë lajm e ka dhënë edhe Mehrdad Seradschi, i cili është anëtar i Bordit të Federatës Iraniane të Futbollit.
“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, shkruan Seradschi në Twitter. / abcnews.al