Nuk la Salah të marrë “frymë”, nota dhe statistikat e Gjimshitit ndaj Liverpool

schedule09:58 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:58 - 26 Nëntor, 2020

Atalanta gjeti një Liverpool “të copëtuar” prej mungesave dje dhe arriti ta mundë e të marrë tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen në grupin e saj në Champions League. Ndeshja përfundoi 0-2 dhe në fushë për 90 minuta ishte Berat Gjimshiti.

 

Ylli i kombëtares sonë dhuroi një paraqitje të shkëlqyer mbrëmë, duke mos lënë aspak hapësira në zonën e tij në difensivë. Edhe mediet prestigjioze sportive të njohura e vlerësojnë lart paraqitjen e mbrojtësit, me Europsport, që e i vendos notën 6.5 dhe i jep meritat e bllokimit të Mohamed Salah.

“Nota 6.5. Filloi ndeshjen me disa topa të gabuar, por më pas gjeti balancat e duhura edhe në aspektin emocional. Dhe nga ana e tij kalon Salah, por arrin ta kontrollojë mirë”, shkruhet në vlerësimin e Eurosport për Gjimshitin. /abcnews.al

Statistikat e Gjimshitit në ndeshjen e mbrëmshme:
Spastrime në zonë 5
Vjedhje topi 4
Ndërhyrje 2
I dribluar 1
Duele në tokë (saktësia) 4(3)
Duele në ajër 3(2)
Humbje topi 11
Faulle të shkaktuar 0
Prekje topi 65
Pasime 38 (77.6%)
Pasime të gjata 5(1)
Driblime 1(1)