Theophilus Solomon nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin nigerian, i cili u bë pjesë e Partizani në verën e vitit 2019. 25-vjeçari afrikan shënoi 10 gola gjatë kësaj kohe me “Demat e Kuq”.
“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Solomon iu bashkua skuadrës përgjatë sezonit 2019– 2020 duke realizuar edhe 8 gola me fanellën e kuqe.
ZYRTARE
FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Theophilus Solomon. Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi kanë…
Posted by FK Partizani Albania on Saturday, 30 January 2021
Klubi falënderon Theophilus Solomon për kontributin e dhënë me skuadrën, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas. /abcnews.al