Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i rikthehet pas kalimit të Covid

schedule10:31 - 7 Shkurt, 2022

schedule 10:31 - 7 Shkurt, 2022

Nancy Simpson  i kishte humbur nuhatja që kur ishte fëmijë, për arsye që ende ajo sot nuk i di. 25-vjeçarja, nga Londra, u rrit duke pa shqisën e nuhatjes por mbeti e habitur kur pas rikuperimit me Covid, ajo rifitoi nuhatjen.

Ajo tha për The Sun: “Kam qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve, duke u izoluar në dhomën time dhe një ditë kuptova se isha në gjendje të nuhasja gjithçka.

“Gjërat që më pëlqejnë ti ndjej aromën më shumë janë frutat, qirinjtë dhe përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme, tha ajo.

Dr Jane Parker, një eksperte e shijeve dhe nuhajtjes në Universitetin e Reading, tha se infeksionet virale mund të dëmtojnë qelizat nervore në hundë, gjë që i ndalon ata të dërgojnë sinjalet e duhura në tru.

Shumicës së personave iu rikthehet nuhatja por disa prej tyre vuajnë nga këto ndryshime për periudha të gjata.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!