Nuk kishte dyshime, vjen vlerësimi i parë gjerman për bomberin Haaland

schedule20:34 - 14 Shkurt, 2020

schedule 20:34 - 14 Shkurt, 2020

Bundesliga gjermane ka shpallur futbollistin më të mirë të muajit janar dhe rezultati nuk është aspak surprizë. I përzgjedhuri është Erling Haaland, bomberi i Borussia Dortmund.

19-vjeçari norvegjez kaloi në merkaton e janarit nga Salzburg te verdhezinjtë e Favre dhe po ia del të dërgojë në rrjetë pothuajse çdo top që prek. Deri tani ka shënuar 7 gola në kampionat dhe një në Kupën e Gjermanisë.

Të shtatë golat në Bundesligë i ka shënuar në vetëm tre ndeshje. Dortmund po lufton për titullin kampion dhe renditet në vend të tretë, me tre pikë më pak se Bayerni kryesues dhe dy më pak se Leipzigu i vendit të dytë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!