“Nuk kishim fat në short”, CEO i Atalanta: Kemi kënaqësinë të përballemi me më të fortët

schedule17:16 - 15 Mars, 2024

schedule 17:16 - 15 Mars, 2024

Pasi eleminuan “gjigantët” portugez, të Sporting Lisbon, “Bergmaskët” e Atalanta kaluan në fazën çerekfinale, të UEFA Europa League, teksa pas shortit të kësaj të premejte, “Zikaltërit” kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës, teksa tashmë do të kenë përballë, “Të Kuqtë” e Liverpool, në një përballje që pritet të jetë spektakolare.

Menjëherë pas shortit, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë edhe CEO i Atalanta, Luca Percasssi, i cili u shpreh se pavarësisht vështirësisë së kësaj përballjeje, sërish është një nder të përballesh me “Të Kuqtë”, teksa risolli në kujtesë edhe përballjet e grupeve të Champions League, në vitin 2020, ku në “Anfield” italianët triumfonin me rezultatin 0 me 2, ndërsa në Bergamo, djemtë e Klopp triumfuan me rezultatin e thellë, 0 me 5.

“Nuk kishim fat në short, por në të njëjtën kohë kemi kënaqësinë të përballemi me më të fortët. Për Bergamon do të jetë diçka e jashtëzakonshme të presë Liverpool, një nga klubet më të mëdha në botë. Tifozët do të dhurojnë spektakël, ndjesi që na e hoqi Covid-19 në përballjet e Champions në vitin 2020, pastaj mos të harrojmë që ne kemi fituar në Anfield.

Qyteti ynë njihet për aftësinë për të ndërtuar. Pas kësaj skuadre fshihet shumë punë, brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme për në të luajmë kundër Liverpoolit, është diçka që e kemi ëndërruar gjithmonë. Shpresoj që netë të tilla t’i përjetojmë për vite me radhë”,- u shpreh pas shortit kreu i klubit “Zikaltër”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!