Nuk kërkoi asnjë votë preferenciale, Ruçi thyen herësin në Fier

schedule10:53 - 29 Prill, 2021

schedule 10:53 - 29 Prill, 2021

Kryeparlamentari  Gramoz Ruçi është kandidati i radhës nga socialistët që ka thyer herësin përsa i përket votave të grupuara në qarkun e Fierit.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se Ruçi, drejtues politik i qarkut të Fierit për Partinë Socialiste ka kaluar pragun e 10,001 votave.

Interesant është fakti se lideri legjendar socialist mori mbi 10 mijë vota, edhe pse në mbi 100 takimet publike të zhvilluara në të gjithë territorin e qarkut, ka bërë thirrje për vota për PS dhe nuk ka kërkuar në asnjë rast votën preferenciale.

Në këto zgjedhje vota e natyrshme e socialistëve ka ndjekur personalitetin e Ruçit, si drejtuesi socialist që në mënyrë konstante është venë në shërbim të Partisë Socialiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!