Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk kemi shumë presion”/ EURO 2024, Sylvinho: Futbolli, një mrekulli. Në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka

schedule16:54 - 27 Maj, 2024

schedule 16:54 - 27 Maj, 2024

Sipas trajnerit Sylvinho, kombëtarja shqiptare nuk ka shumë presion për ndeshjet në kampionatin evropian EURO 2024.

Gjatë konferencës për shtyp, pasi u publikua dhe lista e lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani, Sylvinho deklaroi se në një ndeshje futbolli mund të ndodhë gjithçka.

“Sigurisht, ne duhet t’i transmetojmë lojtarëve shpirtin e duhur që ata të hynë në fushën e lojës me grintën e duhur. Kualifikueset janë ndryshe, ne kemi bërë mirë, patjetër,por tani jemi në një tjetër fazë, nivel shumë të lartë. Nuk kemi shumë presion, por ne duam të luajmë mirë, të përmirësohemi dhe të provojmë sa më shumë në këto finale të evropianit. Futbolli është një mrekulli, në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Po luajmë ndaj 3 kundërshtarëve shumë të fortë që nuk janë në këtë kompeticion për të shkuar sa më larg, por kanë ardhur në këtë kompeticion për të fituar trofeun, ne e kemi parasysh këtë gjë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!