“Nuk kemi pajisje në spital”, Duka flet për situatën në Dibër të Madhe: Situata po vjen duke u përkeqësuar

schedule16:03 - 17 Mars, 2020

schedule 16:03 - 17 Mars, 2020

Në Maqedoninë e Veriut, koronavirusi ka prekur më shumë Dibrën e Madhe.

Kryetari i komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka në një lidhje me “ABC News” theksoi se situata ka filluar të përkeqësohet dhe se pritet që numri i të prekurve sipas tij të rritet.

Me përhapjen e koronavirusit në Maqedoninë e Verit situata ka filluar të përkeqësohet, tendenca shkon në rritje e sipër.

Dibra para dy apo tre ditësh u fut në karantinë. Në komunën tonë kemi 20 raste të konfirmuara. Për Dibrën vlejnë masa të jashtëzakonshme të rekomanduara nga Republika e Maqedonisë.

Qytetarëve u është këshilluar të mos dalin jashtë. Punojnë veëm farmacitë, marketet e ushqimit, institucionet e ndihmës së shpejtë. Gjithashtu shkollat janë mbyllur. Situata po vjen duke u përkeqësuar dhe pritet një rritje e numrit të personave.

Dibra është një qytet sezonal dhe pjesa më e madhe e popullatës është në emigracion. Numri i të prekurve është i lartë në krahasim me papullatën.

Pacientët me shenja të lehta nuk rekomadohet të shkojnë në spital për të mos e rënduar më shumë situatën. Pajisje të sofistikuara nuk kemi në spitalin tonë.

Testet bëhen në Dibër dhe çohen në klinikën e Shkupit. Frikë ka, por ende nuk ka panik. Qytetarët sillen si në një ditë të zakonshme, por me anë të policisë janë detyruar të kthehen në shtëpi, pasi këto dy javë janë edhe më kritikë.

Ndër të tjera Duka tha se koronavirusi është percjellë nga një çift bashkëshortor të cilët janë kthyer nga Italia, ndërsa theksoi se duhet bërë çmos që të parandalohet pasi nëse përhapet në masë do të jetë e vështirë të kontrollohet”, tha Duka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!