“Nuk kemi numra”/ Berisha e pranon, por nuk heq dorë: Revolucioni vazhdon, e ngatërrojnë konceptin

schedule15:29 - 25 Shkurt, 2023

schedule 15:29 - 25 Shkurt, 2023

Pasi çdo herë ka deklaruar se mbështetja ndaj tij është e jashtëzakonshme, pasi ka fajësuar media e kundershtare se po manipulojnë me shifrat modeste të pjesëmarrjes, Berisha duke mos mundur ta fsheh më numrin që pakësohet nga protesta në protestë, u tha demokratëve, të vërtetën.

“Revolucioni, misionarët, nuk janë shumicë ta themi të vërtetën”
Sali Berisha e pranon: realitetin e numrave të revolucionit nuk e ka më vete. Por ai nuk heq dorë. Do të vijojë me Revolucionin, me ata pak që i ka pas vetes. Të cilët i ka ftuar të mos kursejnë as veten e tyre, për revolucionin e tij. Ose më saktë për atë vetë.

“Misionarët fitojnë dhe nuk humbasin, sepse sakrifikojnë. Fitorja e tyre ka sakrificën, guximin, djersën dhe idealet e tyre porn ë fund fiton”

Në turin e tij jugor, pas Tepelenës, Berisha mbërriti në Gjirokastër, këtë herë duke dhënë një leksion publik të kuptimit filozofik të revolucionit, që ai mendon se të tjerët po e keqinterpretojnë nga injoranca.

“Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk e kanë të qartë revolucionin”

Por një kërkim i thjeshtë edhe në fjalorin shqip e qartëson konceptin e revolucionit.

“Një përmbysje me forcë e një qeverie ose rendi shoqëror, në favor të një sistemi të ri”

Gjithsesi lapsus apo jo, korigjimi i shenjestrës së kreut të foltores, është i mirëpritur për atë pjesë të shoqërisë që akoma i druhet trazirave, sa herë zoti Berisha fton njerëzit në beteja.

“Revolucioni paqësor ishte proces i ndryshimeve sociopolitike që çoi në mbarimin e dominimit të Partisë Socialiste të Gjermanisë në Republikën Demokratike Gjermane dhe tranzicionin në një demokraci parlamentare”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!