“Nuk kemi luksin të lemë Muçin dhe Brojën në stol”, Patushi pas skualifikimit nga Euro 2024: Duhet të guxonim

schedule23:41 - 24 Qershor, 2024

schedule 23:41 - 24 Qershor, 2024

Saimir Patushi, trajner, i ftuar në Euro Kuqezi në ABC News, komentoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila përfundoi 0-1.

Ai u ndal te formacioni, duke thënë se “nuk kemi luksin që të lejmë Muçin dhe Brojën në stol”. Ndër të tjera ai tha se kombëtarja duhet të guxonte, pasi kur ka guxuar, ka rritur të vejë në presion Spanjën, Italinë dje Kroacinë.

“Unë besoj që rikthemi tek ajo ‘Pse nuk guxojmë’? Çfarëdo të prodhonin djemtë ne kishim një Spanjë, Kroaci dhe një Itali. Asnjë nga grupet e tjera nuk do donte ta kishte. Pse ne guxojmë 10-20 minuta në fund. Nuk kemi luksin të lejmë Muçin dhe Brojën në stol. Në të gjithë mediat, gazetarët, specialistët thuhet pse nuk luhet. Pse nuk guxojmë ne?

Duhet të merrnim pak më tepër. Duhet të guxonim pasi kur kemi guxuar kemi vënë në presion Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Kur ne prodhojmë dhe kemi mundësinë të prodhojmë në minutat e ’80… unë besoj se është ideja strikte dhe trajnerët i kanë këto ide strikte. Nëse në një ndeshje këta lojtarët nuk të përgjigjen dhe ata që janë në stol janë të më të mirë, duhen provuar. Më tepër se humbëm, nuk do humbisnim. Nëse Spanja guxon me një 16 vjeçar, pse ne jo me një 22 vjeçar? Është për të ardhur keq. Mbase edhe e kemi gabim”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!