Balla: Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Sot po përcaktojmë në këtë mbledhje të zgjeruar të grupit dhe kalendarin e punëve që na takojnëPër shkak të numrit të madh të ligjeve apo përmbushjen e kushteve për anëtarësim, duhet të jemi gati për ditë shumë të gjata pune në komisione apo seancë në Kuvend. I referohem korrektesës në pjesëmarrje që në sesionin e partë kishin edhe ato problematikat e veta, për të cilat ju ftoj të reflektoni. Raportimet nuk duhet të jenë formale por na duhet një qasje e re.
Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE-së: partitë votohen, partitë numërojnë dhe votat e tyre. Gjithashtu, të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, dhe me deputetët e opozitës e bejmë këtë bisedë sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo, të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.


