Një tjetër tërmet më magnitudë 6.9 ballë ka goditur ishullin e Lombakut, në Indonezi.
Tërmeti vjen vetëm disa orë pas tërmetet më magnitudë 6.3 ballë.
Deri më tani nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe rrëshqitje të dheut. Në fillim shërbimi sizmologjik raportoi se tërmeti ishte me magnitudë 7.2 ballë, por më pas u tha se ai ishte 6.9 ballë.
Ditët e fundit ishulli është goditur nga disa tërmete.
Dy javë më parë një tërmet i fuqishëm në Lombak, i mori jetën 460 personave. /tvklan.al