Nuk kanë takuar të afërmit prej rregullave anti-covid, disa të dënuar në burgun e Peqinit nisin grevën

schedule17:41 - 26 Tetor, 2021

schedule 17:41 - 26 Tetor, 2021

Një numër i vogël të dënuarish në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë refuzuar ditën e sotme ushqimin. Mësohet se shkak për nisjen e grevës është bërë mungesa e takimeve me të afërmit e tyre si pasojë e rregullave anti-covid.

Ushqimin e kanë refuzuar dy sektore të burgut.

Drejtuesit e burgut, mësohet se kanë nisur kontaktet me personat që kanë refuzuar ushqimin. Ka pasur përpjekje për të negociuar dhe u është bërë e ditur se vendimet nuk merren nga ata, por nga ekspertët e monitorimit të përhapjes së Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!