Nuk kanë fund vuajtjet për “legjionarin” e Kombëtares, dëmtohet për herë të gjashtë brenda 2 viteve

schedule18:36 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 18:36 - 21 Dhjetor, 2023

Nuk kanë fund problemet fizike për Kastriot Dermakun, me mbrojtësin e Kombëtares sonë dhe skuadrës së Lecce, që është ndalur sërish, kësaj radhe duke humbur sfidën e së shtunës përballë “Zikaltërve” të Inter, kryesues të kampionatit.

“Shtatlarti” 31-vjeçar, protagonist në 13 ndeshje dhe  autor i një goli me Kombëtaren e Shqipërisë, kësaj radhe ka ndrydhur gjurin e majtë pas një përplasjeje në stërvitje, duke rrezikuar për herë të gjashtë në dy vitet e fundit, një dëmtim serioz.

Qendërmbrojtësi i lindur në Skandiano të Italisë pritet t’i nënshtrohet kontrolleve të detajuara mjekësore për të mësuar më shumë rreth kohës që do të qëndrojë jashtë fushave të blerta, por duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një dëmtim në gju, pritet që 31-vjeçari, të mbesë sërish për një kohë të gjatë jashtë fushave të blerta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!