Nuk kanë fund telashet për italianin, Sandro Tonali nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit

schedule19:36 - 3 Nëntor, 2023

schedule 19:36 - 3 Nëntor, 2023

I dënuar me 10 muaj pezullim pas shkeljes së rregullave të basteve të Federatës Italiane të Futbollit, “ylli” italian Sandro Tonali do të jetë sërish nën hetim, këtë herë nga Federata e Futbollit në Angli.

Ish-“shkatërruesi” i Milan, i cili tashmë po vuan pezullimin, u dënua për shkelje të kryera gjatë kohës që luante në Itali. Hetimi i ri ka në fokus periudhën që ka kaluar nga fillimi i këtij sezoni, pas transferimit të tij te Neëcastle. Tonalit tashmë po hetohet si lojtar i kampionatin anglez, çka do të thotë se mund të kemi  shtim të masës së dënimit.

Kur u pyet për këtë çështje, Dan Ashburton, drejtori sportiv i “bardhezinjve”, deklaroi se “klubi po bashkëpunon me të gjitha federatat në fjalë”. /i.m /abcnews.al