Nuk kanë fund telashet për Alec Baldwin. Pas vrasjes në xhirime, paditet për 25 milionë dollarë

schedule10:51 - 31 Gusht, 2022

schedule 10:51 - 31 Gusht, 2022

Alec Baldwin është paditur nga familja e një marinesi të vrarë në aeroportin e Kabulit në Afganistan vitin e kaluar pasi turpëroi publikisht motrën e tij për pjesëmarrjen në trazirat e Kapitolit. Është hera e tretë që familja e Rylee McCollum, ushtarit të rënë, tenton të marrë masa kundër aktorit të famshëm.

Përpjekjet e mëparshme janë hedhur poshtë për shkak të gabimeve në procesin e depozitimit. Në versionin më të fundit të padisë së tyre, Roice McCollum, motra 23-vjeçare e Rylee, ka ndarë disa nga sulmet që ka marrë në internet pasi aktori i famshëm e vuri në shënjestër.

Roice McCollum i Alec Baldwin

Ai kishte dhuruar 5,000 $ në llogarinë e familjes në GoFundMe muaj përpara se të mësonte se ajo kishte marrë pjesë në trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021, rreth tetë muaj para se vëllai i saj të vdiste. Alec shkroi: “A je e njëjta grua që i dërgova $ për burrin e motrës tënde që u vra gjatë daljes nga Afganistani?”

Aktori i thoshte asaj: “Kur i dërgova paratë për vëllain tënd të ndjerë, nga respekti i vërtetë për shërbimin e tij ndaj këtij vendi, nuk e dija që ti ishe një rebele e 6 janarit”. Vajza iu përgjigj duke i thënë se nuk kishte kryer asnjë krim dhe kishte folur tashmë me FBI-në.

“Protesta është krejtësisht e ligjshme në vend dhe unë tashmë jam ulur me FBI-në. Faleminderit, një ditë të mbarë!”, tha ajo. Baldwin u përgjigj: “Nuk mendoj kështu. Aktivitetet tuaja rezultuan në shkatërrimin e paligjshëm të pronës së qeverisë, vdekjen e një oficeri të zbatimit të ligjit, një sulm ndaj certifikimit të zgjedhjeve presidenciale.”

Publikisht, Baldwin tha se ishte ‘ironike’ që ajo ishte një rebele kur vëllai i saj kishte vdekur duke luftuar për vendin. Ajo pretendon se për shkak të aktorit, ajo filloi të merrte “mesazhe armiqësore, agresive dhe urrejtjeje nga ndjekësit e tij’, thuhet në padi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!