Ndërkohë që Kuvendi është mbledhur këtë të enjte për të diskutuar rreth mandatit të deputetes së mazhorancës Olta Xhacka, kjo e fundit ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror.
Gjatë fjalës së saj, ajo i konsideroi të gjitha akuzat shpifje, pasi nuk ka ndikuar te statusi ‘investitor strategjik’ i bashkëshortit të saj.
Sipas Xhaçkës, bashkëshorti ka vite që merret me biznes dhe vendosi të bëjë një investim privat, i cili nuk ka lidhje me postin që ajo përfaqëson.
“Nuk e di ku kam gabuar për të mbajtur në kurriz të gjithë këtë furi, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera, as nuk kam përfituar asgjë.
Sot Kuvendi nuk ka çfarë voton për mua sepse çështjen time gjykata e ka pushuar. Gjithsesi me që te ky absurditet i kthyer në debat dhe lidhet me mandatin tim, gjykata është shprehur një herë dhe unë s’kam çfarë të komentojë më.
Nuk më bën të flas sot se të lartpërmendurit do më përplasin dhe as të heshtë. Së pari, askush nuk do të gjejë qoftë dhe një rast të vetëm, një fjali apo intervistë të dalë kundër drejtësisë nga goja ime, por çështja do të shqyrtohet.
Kuvendi s’ka ça voton fare se çështjen time, Gjykata Kushtetuese e ka pasur, e ka shqyrtuar dhe e ka pushuar me vendim. Sot këtu duhet të votohet, që është shkalla e sovraniteti të parlamentit dhe liria e votës së çdo deputet. Por gjithsesi, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, s’do komentoj më tej, kolegët le të diskutojnë dhe të vendosin të lirë.
Ndërkohë, gjykata pasi shqyrtojë më shumë se 500 faqe prova materiale, vendosi ta pushojë me vendim këtë çështje absurde. Së dyti, ka vetëm një nga 1500 lejet e shqyrtuara për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike nga Velipoja në Ksamil, flitet për tokat e falura, një leje për përdorim plazhi pjesë e së cilës është dhe bashkëshorti im, përpara se të bëhej deputet. Pra, as unë, as ne, as bashkëshorti im. Nuk është dhënë asnjë status nga shteti ndonjë leje. Nuk është shkelur asnjë ligj dhe unë nuk jam në asnjë rast në konflikt interesi. Prandaj nuk është e vështirë të hapen dhe të lexohen vendimet e gjykatës kushtetuese.
Në këtë rast bashkëshorti im që merret prej 33 vjetësh me biznes vendosi të bëjë një investim.
Së fundmi, edhe në këtë rast emri im është futur si derri në thes, nga linçuesit që lirinë e tyre e përdorin për të bërë akuza të pavërteta. Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga trualli shtetëror, zero”, u shpreh ndër të tjera Xhaçka.