Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është akuzuar shpesh se ka bërë operacione plastike në fytyrë. Kjo si pasojë e ndryshimeve që ka pësuar kohët e fundit.
Mirëpo në një intervistë të dhënë për “Magazin D”, aktorja ka mohuar zërat. Demet është shprehur se ndryshimin e ka pësuar me kalimin e viteve dhe jo falë operacioneve pasi as nuk ka kohë për të tilla.
“Kam 9 vite që bëj seriale. Ku ta gjej kohën të bëj operacione? Marrin fotot e mia 16 vjeç dhe i vendosin pranë fotove 30 vjeç. Sigurisht që nuk janë e njëjta gjë! Po më bëjnë shumë presion. Unë shtoj peshë dhe humbas peshë. Heqja e vetullave gjithashtu ndikon në fytyrë. Nuk kam as botoks. Bëj shumë shprehje të fytyrës gjatë roleve të mia dhe nuk kam në plan të bëj botoks deri 40 vjeç sepse mendoj që do jetë e vështirë për të aktruar. Thjesht bëj joga për fytyrën”, ka thënë ajo./abcnews.al