“Nuk ka të paprekshëm!”/ Ish-ambasadorja e BE reagon për arrestimin e Ilir Metës: Reforma e drejtësisë me fuqi të plotë

schedule14:35 - 21 Tetor, 2024

schedule 14:35 - 21 Tetor, 2024

Ish ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin ka reaguar për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm.

Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë.

Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan Vlahutin në rrjetin X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!