“Nuk ka surprizë në “Wembley”/ Rraklli: Kishim disa shanse të arta që nuk u shfrytëzuan

schedule23:24 - 21 Mars, 2025

schedule 23:24 - 21 Mars, 2025

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Rraklli thotë se Shqipëria duhet të kishte shfrytëzuar më mirë disa raste ndaj Anglisë, në ndeshjen në “Wembley”.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rraklli u shpreh se treguam më shumë respekt se duhet për kundërshtarin.

“Surprizë do ishte nëse do merrnim barazim ose një fitore. Anglia është një skuadër elitare, por nga ajo që pashë, është për të ardhur keq që nuk e shfrytëzuam këtë rast. Anglia nuk pati shumë raste. Sa i përket kundërshtarit, nuk pamë atë Angli. Ndoshta ishte dhe një nënvlerësim, por ne nuk e shfrytëzuam. Nuk pashë asnjë ndryshim në skuadrën tonë, në taktikë. Kështu nuk mund të ecte. Patëm shumë respekt ndaj kundërshtarit. Ne treguam shumë më shumë respekt sesa duhej për Anglinë si kundërshtar. Kishim mundësi më shumë për të shfrytëzuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!