Peshkatarët e Tales në Lezhë kanë mbetur pa punë. Shkak për këtë është bërë mungesa e shitjeve, si pasojë e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve në kuadër ta masave ndaj Pandemisë.
Në një intervistë për gazetarin Gjergji Figuri, njëri prej tyre tha se asnjë nga peshkatarët e vegjël nuk ka përfituar nga paga e luftës.
“Qytetarët nuk vijnë se i ndalojnë i gjobisin. Janë mbyllur edhe restorantet. Gjatë kësaj periudhe rimë në shtëpi. Nuk kemi çfarë bëjmë. 1 muaj e gjysmë nuk kemi asnjë të ardhur. Kam pezulluar licencën se na sollën taksa të shtrenjta”, tha ai. /abcnews.al