Corentin Tolisso i përfundon kontratën qershorin e ardhshëm dhe tashmë klubet e mëdha evropiane po luftojnë për të.
Sipas La Gazzetta dello Sport , Bayern është dorëhequr për humbjen e mesfushorit francez , për të cilin shumë klube dëshirojnë. Sipas informacioneve, Paris Saint-Germain, Atlético de Madrid dhe Tottenham janë ata që e nisin me avantazh për ta marrë atë.
Në Itali interesohen edhe Juventusi dhe Interi, por gjendja e tyre ekonomike e vështirëson ‘betejën’ me klubet e tjera. Në vitin 2017, Bayern pagoi 41.5 milionë euro për të. r.t/abcnews.al